Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGrup pune për të llogaritur dëmet nga shpërthimi në Lushnje

Grup pune për të llogaritur dëmet nga shpërthimi në Lushnje

Shpërthimi i fuqishëm në kapanonin që ishte në ndërtim e sipër në Lushnjë, shkaktoi dëme të mëdha shumë, jo vetëm njerëzore, por edhe materiale.

Nga shpërthimi i fortë, që pasoi me një flakë gjigante, nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, u shkaktuan dëme të mëdha në godinat, biznese dhe shtëpi afër vendngjarjes.

Të gjendur përballë kësaj fatkeqësie, pronarët e bizneseve dhe ata të banesave u shprehën për mediat se dëmet që kishin pësuar ishin të mëdha, ndërsa prisnin ndihmë nga bashkia.

Gazetari Juljan Kasapi konfirmon për BalkanWeb se ka pasur një bisedë telefonike me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa. Kjo e fundit ka konfirmuar se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME