Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREHAKMARRJA E KAMARIERËVE

HAKMARRJA E KAMARIERËVE

NGA BLEDI MANE


Mbaj mend një mëngjes më goditi nga koka kur unë po haja një vezë të zjerë fshehur poshtë banakut ngaqë kisha 10 orë pa ngrënë e po më binte të fikët.

Nuk u shërbeja dot klinetëve se më merreshin mendt. Një herë tjetër më kyçi në banjë ngaqë kujtonte se i kisha vjedhur 70 mijë lekë nga lekët e xhirros por kur u kujtua që i kishte luajtur bixhoz më liroi e më tha mos ti tregoj askujt. Rrogën e kisha në fillim 150 mijë lekë por ma vononte gjithmonë megjithëse bënte xhirro 3 milionë lekë në muaj.

Mbijetoja me qindarkat e bakshisheve dhe shyqyr zoti që nuk paguaja qira se flija në magazinë. Lahesha me ujë të ftohtë natën në halenë e lokalit e në mëngjes teksa stiloja flokët me xhel për të marrë turnin, më kontrollonte xhepat mos kisha vjedhur sheqer. Në fakt me ujë me sheqer mbaja stomakun gjallë se më shfrytëzonte dy turne në ditë e nuk kujtohej për ushqimin tim.

Kur më vdiq babai as lekët e rrugës nuk mi pagoi por për të marrë autobuzin drejt provincës morra borxh lekë te nje klienti ynë i përditshëm. Kur u ktheva përsëri te lokali në Tiranë qaja fshehurazi dhe lotët e mi pikonin në filxhanët e kafes së klientëve dhe klientët i ankoheshin se kafja ishte shumë e hidhur dhe ai më rrihte përsëri mizorisht e më akuzonte sikur unë nuk dija të bëja kafe…

Tani që po u shkruaj jam në Gjermani, punoj e jetoj këtu në një provincë të humbur ngjyrë gri. Punoj 8 orë në turn e paguhem 1800 euro. Nuk ha fshehurazi, nuk qaj fshahurazi, e nuk më rreh askush fshehurazi.

Nga Tirana më shkruan shpesh ish pronari: kthehu puno me mua dhe rrogën zgjidhe vetë sa të duash por unë jam ende i frikësuar.

Ai më duket më i hidhur se kafja pa sheqer…
A ka mbetur ende sheqer në Shqipëri?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME