POLITIKËTOP-NEWS

Beqiraj-Ramës: Ah Sotir, BE kërkon punë, ti bredh katoqeve të botës

Ish/zv-ministrja e Financave në qeverinë Rama, Irena Beqiraj ka ironizuar deklaratat e sotme të Edi Ramës, në lidhje me integrimin në BE.

Me një status në rrjetet sociale, Beqiraj, shkruan se, ‘ligjet mund ti përshtasim edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 2030, por nuk do të mund të anëtarësohemi pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE-së!’

Reagimi i Irena Beqiraj:

Ah Sotir, Sotir !

Edi Rama sot na informoi se ‘Në kushtet e sotme, jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

Për këtë arsye po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit. Vitet kalojnë shpejt dhe përgatitjet duhet të fillojnë tani. Në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të BE, jemi ende larg’

Pse vetëm tek siguria ushqimore?

Po tek menaxhimi i tokës, po tek çështjet e mjedisit edhe menaxhimit të mbetjeve sa do të jetë periudha e ndërmjetme?

E pra, thënë thjesht e shkurt ligjet mund ti përshtasim edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 2030, por nuk do të mund të anëtarësohemi pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE-së!

Pra kjo ‘faza e ndërmjetme’ është fraza kyçe për të përcaktuar kur do të anëtarësohemi!

Ah Sotir, Sotir !

BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button