Helen Mirren nderohet për jetën e saj artistike në Golden Globes

Astoria Helen Mirren do të marrë çmimin e jetës – Cecil B. DeMille Award në ceremoninë e Golden Globes 2026, që do të mbahet në janar.
Lajmi u konfirmua nga organizatorët të mërkurën, duke vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të aktores që prej më shumë se pesë dekadash.
“Helen Mirren është një forcë e natyrës, dhe karriera e saj është thjesht e jashtëzakonshme,” – tha presidentja e “Golden Globes”, Helen Hoehne, në një deklaratë zyrtare. “Performancat e saj frymëzuese dhe përkushtimi ndaj artit kanë ndikuar brez pas brezi.”
Ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet gjatë një programi të ri të quajtur “Golden Eve”, që do të transmetohet më 8 janar në CBS dhe në platformën Paramount+. Mbrëmja do të nderojë fituesit e dy çmimeve të mëdha: Cecil B. DeMille Award dhe Carol Burnett Award, ky i fundit për arritje në televizion.
Ceremonia kryesore e Golden Globes 2026 do të mbahet më 11 janar, dhe do të prezantohet për herë të dytë nga komediania Nikki Glaser.
Helen Mirren, e njohur për rolet e saj ikonike si Mbretëresha Elizabeth II në filmin “The Queen” (2006), për të cilin fitoi Oscar-in, ka rrëmbyer gjithashtu tre Golden Globe, si dhe çmime Emmy, BAFTA, SAG dhe Tony.
Në vitin 2003, ajo u shpall Dame nga Mbretëria e Bashkuar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin e aktrimit.









