KULTURË

Ai shiste gjithshka… përveç vetes

Nga Hazbi Dida – Një shkrimtar i talentuar, por i zhgënjyer nga jeta dhe i bindur se idealet nuk ushqejnë askënd, vendos të braktisë librat, letërsinë dhe gjithçka që dikur e bënte të ndihej i gjallë.

Gradualisht i futet në një botë tjetër: botën e mashtrimit, konkurrencës së pamëshirshme dhe oportunizmit. Me kalimin e kohës bëhet i aftë të luajë sipas rregullave të asaj bote. Suksesi material rritet dhe ai bind veten se më në fund ka bërë zgjedhjen e duhur.

Por një ditë, krejt rastësisht, pas gati 2 dekadash takon një klient të veçantë. Një shkrimtar që kishte jetuar gjithë jetës i tillë, mes librave dhe famës dhe tashmë po jetonte vitet e fundit te jetës se tij në shtepin e tij ne perififeri mes shpendve dhe rrezervarit natyral qe kishte krijuar per te ushqyer peshqit

Gjatë takimit me klentin -shkrimtar, klienti – shitës startoi biseden dinake menjëherë mbi produktin sikurse ja kishte mësuar praktika, me qellimim për t’ia shitur me vleren e 3-fishtë të çmimit real, klienti i beson pasi mori produktin fillon të rrëfejë historinë e jetës së vet, sfidat dhe suksesi që e kanë ndjekur për vite me radhë. Ish shkrimtari dëgjon fillimisht me indiferencë, sa për respekt por pak nga pak e gjen veten të tronditur nga ato rrëfime… dhe pëson menjëherë një krize identiteti!

Kupton se si tashmë i kishte braktisur endrrat dhe sa larg kuptimit te jetës kishte shkuar.

Çdo fjalë e klientit bëhet një pasqyrë e së kaluarës. Fillon të kujtoj njeriun që kishte qenë dikur: idealistin që besonte te fjala, te ndershmëria dhe te kuptimi i thellë i shpirtit njerëzor.

Gjithçka që kishte ndërtuar mbi para, manipulim dhe interesa fillon të shembet nga brenda.

Tashmë shitësi – shkrimtar po përballej me të vërtetën më të dhimbshme: krizën e identitetit.

Ai nuk arrin më të dalloj nëse thellë- thellë është ende shkrimtari plotë ideale që dikur kërkonte të kuptonte njerëzit apo njeriu që konkurrenca e egër e kishte mësuar tashmë si të përdorë botën dhe njerzit pamëshirë.

Por çfarë ndodh, duhet lexuar libri !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button