Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIHelikopteri që fluturon pa pilot

Helikopteri që fluturon pa pilot

R550X është një helikopter revolucionar, i cili mund të fluturojë në mënyrë autonome, pa ndërhyrje njerëzore, vetëm me anë të sensorëve të avancuar dhe Inteligjencës Artificiale.

Prodhohet nga Rotor Technologies, dhe është i pari i këtij lloji i projektuar për përdorim civil dhe jo ushtarak.

Mund të kryejë një sërë funksionesh si spërkatja e të korrave, shpërndarja e ngarkesave, shuarja e zjarreve, inspektimi dhe eksplorimi.

Megjithatë, nuk është i projektuar të transportojë njerëz. Përkundrazi, është helikopter i kategorisë eksperimentale pa ekuipazh.

Gjithashtu, mund të operojë në çfarëdo kushte moti, ditën dhe natën, raporton foxnews.

Sipas kompanisë, këto sisteme e bëjnë helikopterin më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për t’u operuar, duke reduktuar për 70 për qind vdekjet nga aksidentet me helikopterë.

R550X funksionon duke përdorur një kombinim të komponentëve të harduerit dhe softuerit, ku përfshihen motori, sistemi i karburantit, sistemi i kontrollit të fluturimit, navigimi, dhe sistemi i komunikimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME