Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHumbën rrugën në mal, shpëtohen dy turiste belge

Humbën rrugën në mal, shpëtohen dy turiste belge

Dy turiste belge janë shpëtuar pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kllojkë. Dy turistet kishin humbur rrugën rreth orës 17:00 gjatë eksplorimit të fshatit dhe kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit. Pas disa orësh kërkime për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është bërë lokalizimi i turisteve ku më pas iu është dhënë ndihma e parë mjekësore.

“Sot rreth orës 17:00, është marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojke, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.

Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME