Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKush ishte fieraku i rrezikshëm që u prangos në Athinë

Kush ishte fieraku i rrezikshëm që u prangos në Athinë

Policia greke ka ndërrmarë këtë të premte një operacion për goditjen e një prej bandave më të rrezikshme që operon në Athinë. Dy persona u
arrestuan si të dyshuar për pjesëmarrje në grupin kriminal
greko-shqiptar, i njohur me emrin “LIONS”. Në pranga përfundoi një 19-vjeçari shqiptar me origjinë nga Fieri, i identifikuar si Bledi Alushi.

Edhe pse në moshë shumë të re Alushi dyshohet për një sërë veprash kriminale. Banda akuzohet për rrahjen brutale të Spartak Latos, i cili
ndodhej së bashku me Dimitrios Latos, Maria Latos, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç. Latos u ndalua në rrugën “Lenorman” dhe një grup
prej 7 personash ndaluan mjetin dhe zbritën drejtuesin të cilët e rrahën me sende të forta.

Pjesëmarrës në rrahje është evidentuar nga kamerat dhe 19-vjeçari me origjinë nga Shqipëria. I riu operonte së bashku me shokun e tij grek,
24-vjeçarin grek Nektarios Karakalios, i cili po ashtu
është një element kriminal i bandës “LIONS”. Karakalios u arrestua së bashku me 19-vjeçarin gjatë kontrolleve që policia greke organizoi në
disa shtëpi që shërbenin si baza kriminale të bandës.

Gjithashtu Karakalios dhe 19-vjeçari shqiptar kanë tentuar vrasjen e Kristos P. Loukas,
i cili u plagos rëndë. Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dyshohet se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 09.01.2024.

Gjatë kontrolleve në bazat e bandës janë sekuestruar një automjet tip “Jeep Renegade”, 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular. Në një prej banesave, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 65-vjeçarin shqiptar Ibro Cico, por që nuk dyshohet se ka lidhje me bandën

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME