Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI dënuar për trafik droge në Greqi, zbardhet e shkuara e biznesmenit...

I dënuar për trafik droge në Greqi, zbardhet e shkuara e biznesmenit të ekzekutuar në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të shënuar pasditen e sotme në Selitë të Tiranës. 49-vjeçari Edmond Papa është ekzekutuar me 9 plumba pistolete teksa pinte kafe në ambientet e një lokali.

Papa ndërroi jetë te spitali i Traumës ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar. Me origjinë nga Fieri e banues në Sarandë, Papa kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, kjo pasi vitet e fundit ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Automjeti tip “Benz” në pronësi të viktimës, ishte parkuar para lokalit ku ai po konsumonte një kafe. Përballë lokalit ndodhet dhe banesa e familjarëve të tij të cilët i vizitonte sa herë vinte në kryeqytet.

Për krimin e rëndë, policia ka ngritur dy pista kryesore që lidhen me skedimet e viktimës në Angli për trafikim lëndësh narkotike dhe një me ndonjë konflikt të mundshëm, pikërisht për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.

Ai është dënuar edhe në shtetin grek me 7 vite burg për trafikim droge. Po hetohen dhe bizneset e Papës në qytetin e Sarandës ku ai merrej me ndërtime dhe rezulton pronar i një hoteli.

Bazuar në dinamikën e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist. Autori është futur nëpërmjet një tuneli në lokal dhe më pas është arratisur nëpër rrugica. Policia ngre dyshime se një person e ka ndihmuar duke e pritur me një automjet, për t’u larguar më pas nga “Unaza e Madhe”.

Në momentin e atentatit, viktima e ka pikasur autorin dhe ka tentuar t’i përgjigjet me mjete rrethanore që i gjendeshin te tavolina ku ishte ulur. Sipas dëshmitarëve Papa e ka qëlluar me tavëll por kjo nuk e ka penguar autorin të zbrazë breshëri plumbash ndaj tij. Policia po merret me hetimin e plotë të ngjarjes dhe për gjurmimin e autorit po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë./Lapsi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME