Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBenzema fluturon në Katar për finalen me Argjentinën/ Deschamps: “No comment”

Benzema fluturon në Katar për finalen me Argjentinën/ Deschamps: “No comment”

“Më mirë të kaloj në pyetjen tjetër”, iu përgjigj Didier Deschamps, në një konferencë për shtyp, atyre që e pyetën nëse Karim Benzema mund të luajë të dielën, në finalen e Botërorit Argjentinë-Francë. Teknikisht do të ishte e mundur. Benzema, i dëmtuar në muskujt e kofshës së majtë përpara debutimit të Francës në Kupën e Botës, nuk është zëvendësuar. Sulmuesi i Real Madrid ende shfaqet në listën e 26 lojtarëve të Francës, të grumbulluar para çdo ndeshje. E në mesin e 26 është padyshim Lucas Hernandez, i cili ka dëmtuar rëndë gjurin gjatë debutimit. Në realitet, Deschamps nuk ka ndërmend ta aktivizojë: “Nuk e di se kush përhap thashethemet se ai mund të kthehet. Unë duhet të kujdesem për 24 lojtarët që janë këtu. Nuk kujdesem për ata që nuk janë atje, duke përfshirë Kimpembe dhe Pogba”.

SI TIFOZ

Benzema kishte rinisur stërvitjet prej disa ditësh, në qendrën sportive të Real Madrid në Valdebebas. Burime nga Spanja kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë të dhënë për një udhëtim të Topit të Artë në Katar, për të ndjekur finalen e së dielës në stadiumin Lusail. Kjo në fakt mund të ndodhë, Benzema në tribune duhet të jetë si një tifoz i veçantë. Sepse ai është në listën e 26 lojtarëve dhe si i tillë, në rast suksesi të Francës, do të marrë medaljen e artë dhe do të ketë të drejtën e çmimit. Kujtojmë se Benzema nuk mori pjesë në Botërorin 2018 në Rusi. Deschamps nuk e kishte thirrur për shkak të procedurave ligjore në të cilat ishte përfshirë në atë kohë. Tani mund të laureohet formalisht kampion, edhe pa luajtur asnjë minutë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME