Uncategorized

Vodhën para në një banesë, vihen në pranga dy persona në Fier

Dy persona kanë rënë prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale Marius Filipi, 39 vjeç dhe Erjon Qorri, 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi E. H., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve Marjus Filipi, 39 vjeç dhe Erjon Qorri 42 vjeç, të dy banues në Fier.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button