AKTUALITET

Roja e plazhit vrau barbarisht turistin 20-vjeçar portugez në Ksamil/ Zbulohet motivi i ngjarjes së rëndë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil ku humbi jetën i goditur me thikë 20 vjeçari portugez Miguel Mendes.

I riu është goditur disa herë me thikë. Gjatë ekspertizës mjeko ligjore në morgun e Sarandës mjeku ka konstatuar disa plagë të shkaktuara nga thika në shpinë dhe kraharor të cilat I kanë shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një femër.

20 vjeçari portugez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup  të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29 vjeçari Sokrat Vata ishte i punësuar si roje plazhi tek hotel ‘ ‘Principotes’

Viktima u gjet i pajetë rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para lokalit në Ksamil.

Vijon puna për arrestimin e autorit i cili rezulton me precedentë penalë në Britaninë e Madhe. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button