Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI vjetri u “shkri” prej fisit Rraja, ja drejtuesit e rinj të...

I vjetri u “shkri” prej fisit Rraja, ja drejtuesit e rinj të komisariatit të Krujës

Pas ngjarjes së datës 6 Korrik ku dy kushërinjtë Maja u dhunuan barbarisht nga fisi i ish deputetit Rrahman Rraja në Komisariatin e Krujës janë emëruar drejtuesit e rinj të komisariatit dhe stafi prej 26 punonjës policie.

Konkretisht, është liruar nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe është emëruar në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi.

Po kështu, është liruar nga detyra të Zëvendësshefit të Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë Nënkomisar Ajet Bega dhe është emëruar në këtë detyrë Nënkomisar Sadik Topuzi.

Nga detyra është liruar edhe shefi i Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj dhe është emëruar në këtë detyrë të Nënkomisar Dashamir Ilamaj.

Njëkohësisht është caktuar me detyra edhe stafi i ri prej 26 punonjësish të policisë, të cilët janë marrë nga Komisariatet e tjera të Policisë në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë, bazuar në përvojën, eksperiencën dhe integritetin e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME