Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË"ShpresON”/ Lëvizje e një çete intelektualësh, me frymë perëndimore

“ShpresON”/ Lëvizje e një çete intelektualësh, me frymë perëndimore

Lëvizja ShpresON”/ “Me formue një çetë intelektualësh, me frymë perëndimore”, Goxhaj: Bazohet në Formulën e Shpëtimit të At Zef Pllumit

“Shpëtimi i Shqipërisë vjen me formue një çetë intelektualësh me formim perëndimor!”

Avokati Altin Goxhaj ka qenë ditën e sotme në FaxNews në një intervistë me gazetaren Jonida Omeri, për të treguar mbi Lëvizjen ShpresON.

“Lëvizja ShpresON” është shprehur avokati “bazohet në formulën e shpëtimit që pagëzoi At Zef Pllumi”, ku zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë, do të ishte bashkimi një “çete intelektualësh me frymë perëndimore”.

Avokati Goxhaj ka treguar gjithashtu, anëtarët e lëvizjes janë njerëz nga elita e Shqipërisë, që përveç pjesës intelektuale, shquhen dhe nga patriotizmi.

Janë disa pyetje që përfaqësojnë parimet e “ShpresON”: A ka një agjendë shpopullimi të Shqipërisë? A jemi pro ruajtjes modelit tradicional të familjes dhe mbrojtjes së fëmijëve nga agjendat e seksualizimit?

Për ata që janë pro këtyre temave, Goxhaj ka thënë se nuk është “çeta” e tyre, por le ta gjejnë veten në ndonjë “çetë të Sorosit”.

Goxhaj: Kam folur që në maj, që qershori do ishte shtatzënë, në kuptimin politik të fjalës dhe do lindte diçka.

Sot në korrik, mund të pohoj me plotë gojë, që jam pjesë aktive e një grupi të madh që po krijohet në Shqipëri, një grup intelektualësh shqiptarë që janë patriotë. Prej 5-6 javësh që takohen dhe kanë krijuar një lëvizje të re politike, me një emër të gjetur “Lëvizja Politike ShpresON”. Shpresa është në Lëvizje. Ky grup intelektualësh janë bashkuar, pasi e kanë njohur njëri tjetrin dhe në protesta dhe në 2020 kur refuzonin agjendën globale qe paraqitej.

Këta njerëz nuk janë ushtarë ose mercenarë, pasi kur u rreshtuan të gjithë mercenarët në botë, që ishin pro “Plandemisë”, grupi tjetër ishte grupi refuzues.

Protestuam para qeverisë kundër vendosjes kundër maskave dhe në qeli kemi qenë 16 vetë. Nuk janë të kapur, janë njerëz të lirë, të gjithë anëtarët e Lëvizjes. Është një grup shumë i madh, intelektualë, profesorë universiteti, juristë, gazetarë, elita më e lartë intelektualësh në Shqipëri.

Nuk është qëllimi te vetë lëvizja, por te qytetarët. Hapi i parë, ka për të qenë në 26 korrik, te Amfiteatri i Akademisë së Arteve, takimi i parë për të hapur nëj bisedë me qytetarët për të diskutuar rreth shqetësimeve që kanë.

“Lëvizja ShpresON”, Goxhaj shprehet se i përket qytetarëve që e duan vendin e tyre dhe familjen tradicionale.

Sakaq, mësojmë prej avokatit, detajin e rëndësishëm, që kjo Lëvizje nuk ka dhe as nuk do të ketë një kryetar.

Goxhaj: Njerëzit janë të papërfaqësuar, të braktisur nga politika. E patë se sa pak kanë votuar këtë herë dhe pjesa e mosvotuesve ka qenë rinia.

Vetë Lëvizja nuk ka dhe nuk do të ketë kryetar, do jetë e bazuar te “Formula e Shpëtimit” që ka pagëzuar At Zef Pllumi. Ai njeri kishte mbledhur një sintezë të plotë të historisë në Shqipëri dhe dha një formulë si shpëtohet ky vend: “Me u shpëtue ky vend, nuk bëhet pa u formuar një çetë intelektualësh me formim perëndimor”. Koha vërtetoi që në Shqipëri nuk është praktikuar vetëm formula e tij.

Janë disa pyetje që ndërtojnë parimet e kësaj Lëvizje: A ka një agjendë shpopullimi të Shqipërisë?

A jemi pro ruajtjes modelit tradicional të familjes dhe mbrojtjes së fëmijëve nga agjendat e seksualizimit?

A do pranonit aleanca me partitë politike të këtij sistemi?

A jemi dakord që të kërkojmë vendosjen e demokracisë direkte në parim për një kategori vendimesh dhe zgjedhjesh që ndërmerren nga përfaqësues të zgjedhur apo të emëruar?

FaxWeb.al)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME