Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMungesa e Albin Kurtit në Tiranë/ Rama: Kush deshi erdhi, kush nuk...

Mungesa e Albin Kurtit në Tiranë/ Rama: Kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e përcolli me pak fjalën mungesën e kryeministrit të Kosovës në Tiranë ku u mblodhën kryeministrat e Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. “Ishin të gjithë të ftuar. Kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi’ tha Rama duke shmangur komente të tjera për këtë temë.

Takimi u krye në funksion të mbledhjes së Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tetor në Tiranë. Qeveria Kurti e justifikoi mungesën me një ftesë të konfirmuar kohë më parë për një vizitë në Greqi. Megjithatë marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës janë ngrirë që pas krizës në veri të Kosovës, që u pasua me refuzimin e Kurtit për ta takuar Ramën në Prishtinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME