Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZË"IKËN MË TË MIRËT"

“IKËN MË TË MIRËT”

Nga Rezart Prifti – “Me u zhduk nga ky vend…” – kaq më tha!

Aty më erdhi në mend titulli “të gjithë ikën” !

Aty u kujtova që kanë ikur të gjithë, kanë ikur ata të punës, kanë ikur ata të mirët, kanë ikur ata që nuk të shikojnë nga duart por në sy, kanë ikur ata të mendimit, kanë ikur ata të lirët e të dlirët, kan ikur ata që nuk kishin gjë të keqe në kokë, kanë ikur ata të dashurisë, kanë ikur ata të buzëqeshjes.


Kanë mbetur ata që në punë vijnë sikur ua ka njeri për borxh e që hyjne e dalin si zombi, kanë mbetur ata të këqijte, kanë mbetur ata që nuk janë të lirë por të burgosur të vuajtjeve e të komplekseve të tyre dhe projektojnë simetrikisht të njëjtën gjë, kanë mbetur ata që dlirësinë nuk e dinë si fjalë e jo më ta kanë të njohur si ndijesi, kanë mbetur ata që e kanë të keqen në kokë e ta hedhin Ty, kanë mbetur ata që nuk besojnë më te dashuria se e kanë aq të thellë plagën e shpirtit nga abuzimi dhe fajin ua ka qerbelaja, kanë mbetur ata që kur u del e mira para nuk e shohin se janë vrarë shumë nga llojë sojë traumash, kanë mbetur ata që kur ti buzeqesh u dukesh anormal dhe ose je i çmendur ose e ke në terezi, kanë mbetur ata që në krizën e madhe të roleve mendojnë se janë mendërisht ku nuk janë fizikisht, kanë mbetur ata që ndërgjegjia nuk e dallon më se çka është e çka nuk është, kanë mbetur ata që nuk lexojnë edhe kur lexojnë mjaftohen me citate, kanë mbetur ata që nuk dëgjojnë muzikë edhe kur dëgjojnë dëgjojnë hale, kanë mbetur ata që mendojnë se shpirti del me instagramin, kanë mbetur ata që e kanë bërë jetën thiatro, kanë mbetur ata që në terminologjinë e shoqërisë së sotme quhen toksik. Një fjalë kjo e fundit që më parë ja dija kuptimin vetëm nga lënda e kimisë, sot në këtë shoqëri pa zgrip kam filluar të kuptoj që ka njerëz toksik dhe që përdoret përherë e më shumë për njerëz, ka dalë në modë si fjalë…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME