Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIku Alibeaj, kush e merr drejtimin e PD-së së vulës 

Iku Alibeaj, kush e merr drejtimin e PD-së së vulës 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit për media të Enkelejd Alibeaj se ka vendosur të tërhiqet nga detyra e kryetarit të komanduar të partisë. Në deklaratën e tij Bardhi tha se ka thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren,  Jorida Tabaku.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znj. Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore”, – shkruan Gazment Bardhi.

Në rast se Tabaku do të marrë përsipër që të zëvendësojë kryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, atëherë do të mblidhet Këshilli Kombëtar që bën komandimin.

Sipas statutit të partisë, Jorida Tabaku mund të marrë drejtimin e përkohshëm të PD pasi është nënkryetare. Enkelejd Alibeaj deklaroi se do të vijojë të jetë nënkryetar i PD por me tërheqjen nga kreu i grupit parlamentar, vihet në pikëpyetje edhe nëse do të mund të jetë nënkryetar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME