Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREIlir Meta flet për tradhti brenda partisë së tij

Ilir Meta flet për tradhti brenda partisë së tij

Ilir Meta ka folur për tradhti në eksponentët drejtues të partisë së tij, por nuk ka dhënë emra. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Meta tha se “Partia e Lirisë” ka pasur një organizim të çorganizuar, sipas tij të qëllimshëm. Ai tha se tradhtarin e përdorin të gjithë, por refuzoi të japë emra.

“Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet”, – tha Meta.

Ai tha se në parti do të ketë një reformim për të thellë për të luftuar nepotizmin. “Monika është një deputete dhe anëtare e kryesisë së partisë. Unë shkova në Fier dhe e ftova, por ajo nuk erdhi. Kishte angazhime të tjera” – tha Meta.

Ai tha se Kryemadhi kishte bërë jë gabim të madh me djegien e mandateve të fituara me “gjak dhe sakrifica” siç e ka quajtur ai.

“Vajta në Lezhë dhe më ndiqnin bandita, në Berat më rrëmbyen çunin 17 vjeç, ma rrëmbyen bandat e Beratit, u shkova atje në fole ku e kishin ata dhe e liruan. Vajta në Fier i ranë çunit 17 vjeç me lopatë në kurriz ata. Ato mandate u morën me gjak dhe me sakrifica” – tha Meta.

Ai tha se në parti kishte gjetur një çorganizim të organizuar dhe se “Partia e Lirisë” ishte lënë 6 muaj pa roje nate. Meta hodhi dyshime se në selinë e partisë ishin vënë përgjues.

Meta pranoi se kishte larguar shoqëruesit e Gardës së Republikës që sipas tij nuk ishin treguar konfidencialë për takimet që ai zhvillonte.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME