Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Spaku torollaku”/ Shpërthen Meta: Dumani është takuar me McGonigal

“Spaku torollaku”/ Shpërthen Meta: Dumani është takuar me McGonigal

Ish-presidenti dhe njëkohësisht kryetar i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në emisionin “Opinion” tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

“Hetimi i SPAK-ut torollakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, – tha Meta. Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka pasur takime me McGonigal.

“SPAK-u ka nisur një hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, – tha Meta.

I pyetur nëse është në hetim nga SPAK, ai tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak” – tha kreu i PL-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME