MAGAZINË

Incident në koncertin e Katy Perry në Sydney

Këngëtarja Katy Perry përjetoi një moment tronditës gjatë koncertit të saj në Sydney, kur një fans arriti të kalojë sigurinë dhe tu ngjit në skenë.

Ngjarja ndodhi ndërsa Perry po performonte këngën e saj të njohur “Hot N Cold”, kur një burrë u afrua papritur dhe i hodhi krahun përreth. E befasuar, Perry bërtiti dhe u tërhoq me shpejtësi, duke bërë një shprehje të habitur për publikun.

Pamjet e ngjarjes, të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, tregojnë burrin duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje të ngjashme me ato të lojës Fortnite, përpara se të nxirrej me forcë nga punonjësit e sigurisë.

Pavarësisht situatës së pakëndshme, Perry vazhdoi performancën e saj, duke thënë me qetësi për publikun:

“Nuk do të ketë kurrë një shfaqje tjetër si kjo, ndaj thjesht shijojeni, Sydney.”

Ky incident është vetëm një nga momentet virale të turneut të saj aktual “Lifetimes World Tour”, i cili ka marrë kritika të ashpra për performancat, koreografinë, veshjet dhe madje edhe aftësitë vokale të këngëtares.

Ndërkohë, Perry ka reaguar më herët ndaj kritikave të shumta për turneun dhe misionin e diskutueshëm në hapësirë me “Blue Origin”. Ajo u është përgjigjur komenteve negative përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

“E di kush jam dhe çfarë është e rëndësishme për mua. Askush nuk mund të më bëjë të besoj diçka për veten time që nuk e besoj tashmë.”

Perry gjithashtu shtoi se interneti shpesh shërben si “vend shkarkimi për njerëz të paqetë dhe të pashëruar”, duke theksuar se nuk lejon që negativiteti ta ndikojë emocionalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button