Inskenoi ‘zhdukjen’, kethet në shtëpi Danieli i AKSHI-t

Ish- zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes.
Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja.
Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia.
Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.
Nërkohë që ka shumë enigma për “zhdukjen” e tij që ndoshta janë më shumë se e dashura….
Tiranë/Informacion
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.









