KRYESORE

Intoksikimi i 11 personave në kompaninë koreane në Fier, punonjësit: U shkaktua nga kimikatet

Sapo kane dalë nga puna punonjësit e turnit të paradites në kompaninë koreane në Fier.

Asnjë prej tyre nuk pranon të tregoje detaje rreth ngjarjes së mbrëmshme ku dyshohet se si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjate një procesi të ri pune, u intoksifikuan disa punonjës.

Një prej tyre pohon se pavarësisht ngjarjes, puna vijon normalisht teksa ka theksuar se përdorimi i kimikateve ka qenë shkaktari kryesor i kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë përfaqësuesit e firmës refuzojnë kategorikisht të japin një informacion zyrtar ne lidhje me ngjarjen sikundër nuk lejojnë asnjë puntër që punonë në këtë kompani që të flasi për median.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button