TECH

iPhone 17 vjen me dy ngjyra të reja – Zbulimi i fundit nga rrjedhjet e brendshme të Apple

Pak muaj na ndajnë nga prezantimi zyrtar i iPhone 17, por fansat e teknologjisë kanë tashmë një “shije” të parë të asaj që pritet të vijë në shtator. Një rrjedhje e re informacioni sugjeron se Apple është duke testuar dy ngjyra të reja për modelin bazë të iPhone 17: jeshile dhe lejla. Këto ngjyra pastel, moderne dhe të buta, janë paraqitur në një imazh të postuar nga tipster-i i njohur i Apple, Majin Bu, në platformën X (ish-Twitter).

Sipas Bu, i cili ka ndarë detaje të vazhdueshme për iPhone 17 muajt e fundit, vetëm njëra nga këto dy ngjyra ka gjasa të arrijë në prodhim masiv – me gjasat më të mëdha për ngjyrën lejla. “iPhone 17, që pritet të lançohet në shtator 2025, pritet të mahnisë me modelet bazë që mund të vijnë me ngjyrat e reja lejla dhe jeshile, aktualisht në fazë testimi nga Apple,” shkruan Bu në blogun e tij. Lejla përshkruhet si një ngjyrë e gjallë dhe moderne për përdorues që kërkojnë pajisje me karakter të fortë, ndërsa jeshilja ofron një ton natyral dhe minimalist.

Përdoruesit online janë të ndarë në mendime disa i cilësojnë ngjyrat si “të bukura”, të tjerë mendojnë se jeshilja është “e egër”, ndërsa një tjetër sugjeron se Apple duhet të fokusohet te heqja e daljes së kamerës në vend të shtimit të ngjyrave. Një komentues tjetër u shpreh me ironi: “S’ka asnjë ngjyrë të re blu këtë herë???”

Për kujtesë, iPhone 16 vitin e kaluar u lançua në pesë ngjyra të forta: e zezë, e bardhë, rozë, jeshile smerald dhe blu e thellë (ultramarin). Ende nuk është e qartë nëse lejla dhe jeshilja do të zëvendësojnë dy nga këto ngjyra ekzistuese apo do të shtohen si opsione të reja. Ndërkohë, modelet Pro të iPhone 17 – që pritet të jenë më të shtrenjta – pritet të vijnë me një gamë tjetër ngjyrash, ku përflitet edhe “blu qielli”.

Pavarësisht popullaritetit të tij në rrjedhjet e produkteve Apple, Majin Bu – që besohet të përdorë një pseudonim – nuk ka qenë gjithmonë i saktë. Vitin e kaluar, ai shpërndau një ftesë të rreme për eventin e iPhone 16, e cila më vonë rezultoi të ishte krijuar nga një 14-vjeçar në Itali.

Apple nuk ka komentuar mbi këto spekulime, siç ndodh zakonisht, por fansat nuk kanë për të pritur shumë. Ngjarja e prezantimit të iPhone 17 pritet të mbahet në javën e dytë të shtatorit, të hënën ose të martën, me transmetim live nga selia e Apple në Cupertino, Kaliforni. Ftesat zyrtare – që zakonisht përmbajnë edhe një “nënkuptim” rreth dizajnit të ri – pritet të dërgohen disa javë përpara.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin mes katër modeleve: iPhone 17 standard, një model ultra i hollë i quajtur “iPhone 17 Air” (ose “Slim”), si dhe modelet më të fuqishme Pro dhe Pro Max. iPhone 17 Air pritet të jetë më i lehtë dhe më i hollë, me qëllim të rivalizojë Galaxy Edge të Samsung. Ndërkohë, modeli standard do të ketë dy kamera të vendosura vertikalisht, ndërsa tre modelet e tjera do të përfshijnë një panel të gjerë kamerash, të ngjashëm me atë të Google Pixel.

Përveç dizajnit të ri, iPhone 17 do të vijë me kornizë alumini, pjesë të pasme prej xhami, kamera të përmirësuara dhe çipin e fuqishëm A18, i projektuar për detyra të avancuara me inteligjencë artificiale – duke e bërë këtë një nga lançimet më të rëndësishme të Apple në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button