KULTURËTOP-NEWS

Iraniani Majit Hojati rrëmben vëndin e parë në festivalin Fokus Awords edicioni i 16.

Fier- Majit Hojati nga Irani është fituesi i vendit të parë i edicionit të 16 të festivalit ndërkombëtar të fotografisë Fokus Awords

Ka ulur siparin edicionit i 16 i festivalit ndërkombëtar të fotografisë Fokus Awords i organizuar nga Benart Studio, Bashkia Fier dhe Ministria e Kulturës.

Ideja që aty ku fotografi shkel, shikon, jeton, ndien e shkrep një çast , një moment sepse  ai çast i përcjell botes ngjarjet e rënda, ngjarjet e bukura që ndodhin atje.

Mes 1250 fotografive të përzgjedhura për të marr pjesë në këtë festival grupi i punës zgjodhi 208 pjesmarrës  për të konkurruar.

Përpjekjet, arritjet dhe eksperienca shumëvjeçare e edicioneve të mëparshme u pasqyruan në këtë sukses, duke certifikuar rëndësinë dhe seriozitetin që ky festival ka fituar ndër vite.

Nga hapja në COD me ekspozitën e Isabella Balena, që solli në kujtesë vitin 1997 dhe plagët e një kohe të trazuar, te workshop-i frymëzues i Pablo Giori në Universitetin e Arteve, e deri te ekspozitat në FAB dhe Fier, çdo moment dëshmoi për rritjen, profesionalizmin dhe pjekurinë që ky festival ka arritur.
Në Galerinë FAB u ndanë çmimet e kategorisë “Press & News”, ndërsa studentët e programit të studimit “Fotografi” shpalosën krijimet e tyre plot pasion e talent, duke dëshmuar gjeneratën e re që po e çon fotografinë shqiptare më tej.
Ekspozita “In Memoriam”, kushtuar Alqi Golloshi dhe Leon Çika, solli një moment të ndjerë reflektimi për figurat që lanë gjurmë në historinë e fotografisë shqiptare.

Në Fier, Galeria “Vilson Kilica” mirëpriti ekspozitën me veprat konkurruese në katër kategori, si dhe ekspozitën “Sfumature di dolce vita”, realizuar nga miqtë tanë italianë të festivalit të Triestes Le Vie delle Foto.

Mbrëmja gala e përmbylli këtë rrugëtim me ndarjen e çmimeve, per kater kategori duke u shndërruar në një festë të madhe për fotografinë si akt kujtese, krijimtarie dhe angazhimi.
Urimet më të mira për fituesit dhe falënderime për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi!

Prof. Asc. Albes Fusha
Kurator i FOKUS AWARD 2025


Osman Demiri fotograf nga Maqedonia e Veriut do të pohonte se Fokus nisi si një ekspozitë e thjeshtë fotografie por tashmë ka marr përmasa të mëdha ndërkombëtare të mirfilltë të fotografisë.

Profesori i fotografisë Albes Fusha i cili është dhe në grupin organizator do të pohonte se si fillim aplikues kanë qënë nga 82 shtete, dhe përfunduam në 208 pjesëmarrës. Tani themi me siguri që kemi një festival të mirëfillt ndërkombëtar fotografie.

Drejtori i Fokus Awords Arben Alliaj do të.pohonte se kaluan 15 edicione e jemi në të 16 sot. Kemi arritur moment të rëndësisjëm të këtij festivali, po mendojmë të zgjerohet më tej në disa shtete të Evropës

Për këtë festival janë shprehur edhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës

Në këtë edicion të 16 të festivalit ndërkombëtar të fotografisë  Fokus Awords  kanë marr pjesë dhe tre fotograf që janë në fushën e gazetarisë ku njëri prej tyre Neritan Trifoni i Top-Channel ka fituar vendin e tretë në kategorinë People.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button