Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIronia/ Lubonja: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo

Ironia/ Lubonja: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e quajti të pakuptimtë faktin që Rama ka udhëtuar kaq shumë me avion charter privat. Për Lubonjën kjo nuk ka kuptim as për një shtet të madh si Italia e jo më për Shqipërinë.

“Kemi pedagogët që po hyjnë në grevë urie sepse nuk kërkojnë asgjë më shumë se rroga të barabarta me kolegët në Maqedoni e Kosovë. Shihni sa udhëtime me charter ka bërë Albin Kurti. Shihni edhe ato të shteteve të mëdha e do shihni se është skandal për ato shtete, jo më për një shtet si i yni.

Rama mund të ketë udhëtuar edhe falas por askush s’të jep gjë falas pa marrë diçka në këmbim. Duhet transparencë. Hyjmë në rreth vicioz. Nuk hapet asnjë komision parlamentar për këtë çështje. Dy udhëtime e gjysmë në muaj për 2021 më duken shumë. Renzi në Itali ka përdorur charter dhe është bërë skandal i madh. Që Italia ka 60 milionë banorë.

Ka udhëtime të sheikëve dhe pasanikëve të mëdhenj, por kaq udhëtime kryeministri i vendit më të varfër në Europë? E mjaftueshme që të kuptojmë në ç’vend po jetojmë. 

Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi, kontratat janë zyrtare aq më tepër një kryeministër që punoka si reklamues i një kompanie. Na thotë “hani këtë supën time ose hidhuni nga dritarja” se nuk keni ç’bëni”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME