Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa çfarë të pini në mëngjes që të humbisni peshë

Ja çfarë të pini në mëngjes që të humbisni peshë

Një dietë e ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta janë çelësat e humbjes së peshës në mënyrë të shëndetshme. Shumë ekspertë theksojnë rëndësinë e mëngjesit për humbjen e peshës dhe kjo sigurisht vlen edhe për pijet që konsumoni.

Pra, cilat janë pijet më të mira që mund të pini në mëngjes dhe të humbni peshë më shpejt?

Çaji jeshil

Hulumtimet tregojnë se çaji jeshil nxit metabolizmin, i cili ndihmon në humbjen më të shpejtë të peshës. Përveç kësaj, çaji jeshil përmban katekina të cilat janë në thelb antioksidantë që ndihmojnë në humbjen e peshës.

“Studimet tregojnë se çaji jeshil, i cili përmban katekina, redukton peshën trupore dhe përqindjet e yndyrës në trup”.

Çaj Matcha

Çaji Matcha është i pasur me flavonoide dhe L-theanine. Përveç antioksidantëve, ai përmban edhe vitamina dhe vlerat e tij ushqyese janë më të mëdha se çaji jeshil.

Ujë të nxehtë me limon

Një pije natyrale, gjithçka që ju nevojitet për një detox. Ekspertja thotë:

“Limoni ka shumë përfitime për shkak të përmbajtjes së tij të antioksidantëve dhe fibrave pektinë. Fibra pektin në limon është një fibër e tretshme që gjendet më shpesh në fruta dhe perime. Arsyeja pse kjo pije është e mrekullueshme për humbje peshe është sepse është hidratuese, pa kalori dhe mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi.

Qumësht me shafran indian dhe kanellë

Ndërsa pijet me sheqer në mëngjes konsiderohen kryesisht bomba kalori, kjo ka pak kalori, redukton inflamacionin dhe balancon nivelet e sheqerit në gjak. Mund të vendosni qumësht me origjinë shtazore ose qumësht vegjetal. Përbërësit që do të bëjnë diferencën janë shafrani i Indisë, kanella dhe xhenxhefili, të cilët i japin pijes vlerën ushqyese.

Çaj xhinxheri

Çaji i xhenxhefilit është një pije e shëndetshme në shumë mënyra. Ai lehtëson të përzierat, dhimbjen dhe rregullon presionin e gjakut dhe është shoqëruar me humbje peshe.

Xhenxhefili është i dobishëm për humbje peshe për shkak të përmbajtjes së tij në dy substanca, gingerol dhe sogaol. Këto dy substanca krijojnë një efekt antioksidant që redukton dëmtimet nga radikalet e lira.

Pije me kastravec dhe ujë me nenexhik

Një pije freskuese që do t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe t’ju mbajë të hidratuar.

Kafe

“Kafeja, kur konsumohet në moderim dhe pa shumë ëmbëltues të shtuar, mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe ka përfitime për shëndetin e përgjithshëm të trupit”, thotë dietologia Dr. Ashley Shaw në insider.com.

Kafeja përmban përbërës si niacinë, kalium, magnez dhe antioksidantë, të cilët ndër të tjera kontribuojnë në shëndetin e sistemit tretës, të zemrës dhe në forcimin e funksionit të muskujve. Përveç kësaj, kafeina rrit normën metabolike, jep energji, prandaj, po, mund të themi se ndihmon në humbjen e peshës./abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME