Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa emrat kandidatë për President: Ina Rama, Visar Zhiti dhe Dritan Demiraj....

Ja emrat kandidatë për President: Ina Rama, Visar Zhiti dhe Dritan Demiraj. Propozohet edhe Dashamir Shehi

Mësohet nga burime brenda grupit te Enkelejd Alibeaj se ky grupim do të propozojë kandidatë për President tre emra: Ina Rama, Visar Zhiti dhe Dritan Demiraj.

Por nisur nga raportet në parlament nëse zyrtarizohet me 20 firma, atëhere fiton Ina Rama.

Ina Rama ka qenë kryeprokurore Republike shumë korrekte dhe njihet si një juristet më të zonja në sistemin e drejtësisë. Ajo ka edhe thagmen e dinjitetit dhe kryelartësisë që i duhet një kryetari shteti.

Ndërkohë Fatmir Mediu dhe Agron Duka do të propozojnë deputetin Dashamir Shehi, por nuk dihet nëse kanë votat për ta propozuar në bazë të Kushtetutës.

Kurse deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj shkruan:” Kuota të ulta përfaqësimi të Opozitës në proçesin farsë të zgjedhjes së Presidentit ! Nga të gjitha anët po e godasin cilësinë në PD. Demokratët dhe PD do ta gjejnë vetveten”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME