Lee Jobber është bërë njeriu më i dashur dhe i respektuar nga të gjithë në Leicester, pasi ai udhëheq tifozët e kësaj skuadre.
Ai dëshiron të lëvizë me skuadrën e zemrës në të gjithë Evropën. Lee Jobber është 36 vjeç dhe për herë të parë shkoi në vitin 2002 në stadiumin e ri.
“Është një fakt që kam shkuar paksa vonë në stadium, por kam qenë gjithmonë tifoz i ekipit, edhe kur ishim në kategorinë e tretë”, thotë ai, që në vitin 2003 kishte marrë titullin zyrtar ‘Artisti’.
Me trupin e mbuluar me tatuazhe, ku stema e Leicester City zë gjithë kurrizin e tij, ai paraqitej nëpër ndeshje me trupin zbuluar, në mes e lart, derisa mjekët e këshilluan të mos e bëjë më këtë, por të veshë rroba të ngrohta.
“Goditja e daulles më jep shumë adrenalinë, ndërsa më vë në qendër të tifozëve”, thekson Lee Jobber, duke kujtuar herën e parë kur e bëri këtë gjë, i bindur nga klubi, por me shumë frikë se mos merrte ndonjë goditje nga 20.000 njerëzit në stadium.
“Më pas, të gjithë më kërkonin mua për t’i udhëhequr gjatë tifozllëkut”, shton “Manolo del Bombo” e “dhelprave” të Leicester City, skuadra surprizë angleze, që po kryeson Ligën Premier.
Po vitin e ardhshëm, çfarë do të bëjë ky kryetifoz i Leicester? “Unë dua që të më dëgjoni në “Camp Nou”. Do të shkojmë atje si kampionë të Anglisë”, përfundon 36-vjeçari.