Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJavën që vjen termometri zbret në -7°C

Javën që vjen termometri zbret në -7°C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në një parashikim të motit për javën që vjen njofton se acari do të vijojë. Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë në javën që vjen.

Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale. Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.


Edhe Instituti i Gjeoshkencave thotë se të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 12 °C, në vendet e ulëta: -2 / 10 °C dhe në vendet malore: -8 / 4 °C. Të hënën era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME