Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJoselu përmbysje spektakolare ndaj Bayernit, Reali shkon në finalen e “Wembley”-it ndaj...

Joselu përmbysje spektakolare ndaj Bayernit, Reali shkon në finalen e “Wembley”-it ndaj Dortmundit

Real Madrid bën një përmbysje të madhe historike ndaj Bayernit, 2-1 në duelin e kthimit dhe shkon në finalen e madhe të “Wembley”, ku do të sfidojë Dortmundin.

45 minutat e para u mbyllën pa gola. Rasti më i pastër i përket madrilenëve në minutën e 13-të, me Vinicius që u ndal nga shtylla, ndërkohë që më pas Rodrygo nuk arriti që të mposhtë portierin Neuer. Te Bayerni ndërkohë Gnabry doli dëmtuar duke i lënë vendin Davies, ndërkohë që Kane goditi ngjitur me shtyllën.

Alphonso Davies shënoi super gol në minutën e 68-tën me një goditje shumë të bukur me të djathtën nga një pozicion i prirët. Reali hodhi në fushë Joselu në minutat e fundit, i cili do të rezultonte vendimtare, duke shënuar dy gola në pak minuta duke ngritur peshë “Santiago Bernabeo”-n.

Reali në finalen e madhe që do të luhet më 1 qershor do të sfidojë Borussia Dortmundin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME