Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJurgen Uldedaj në majën e boksit Europian, fiton ndaj boshnjakut Beljo 

Jurgen Uldedaj në majën e boksit Europian, fiton ndaj boshnjakut Beljo 

Jurgen Uldedaj ngjitet në majën e boksit Europian. Sportisti shqiptar arriti një fitore të madhe ndaj boshnjakut, Damir Beljo, për të marrë brezin e titullit “WBA Continental” në kategorinë Cruser.

Një dominim absolut në ring për të fituar me pikë duelin me Beljo, që në disa raste shmangu nokautin përballë Uldedaj. Të shumtë ishin tifozët shqiptarë që mbështesnin në impiantin e Mynihut sportistin lezhjan që kishte supermacinë ndaj kundërshtarit.

26-vjeçari, tashmë me 17 fitore dhe një humbje në karrierën e tij, arriti të mbajë ritmin gjatë 10 raundeve dhe të dominojë kundërshtarin, ndonëse me një eksperiencë më të madhe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME