Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREReali përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës, shkon +11 pikë në krye

Reali përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës, shkon +11 pikë në krye

Real Madrid bën një përmbysje spektakolare 3-2 në “El Clasicon” ndaj Barcelonës dhe thuajse prek titullin kampion. Në “Santiago Bernabeo” u zhvillua një 90 minutësh që dhuroi shumë emocione dhe spektkaël.

Dueli nisi më mirë për Barcelonën që do të zhbllokonte shifrat që në minutën e 5-të. Christensen përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes madrilene, për ta dërguar topin në kuadrat. Reagimi i vendasve ishte i shpejtë. Në minutën e 17-të, Lucas Vázquez arrin të “rrëmbejë” një penallti brenda zonës, pasi me zgjuarsi hidhet në këmbët e Cubarsi. Nga pika e bardhë Vinicius Junior tregohet i saktë përballë Ter Stegen.

Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërkohë që në të dytën do të vinin dy gola të shpejtë. Në minutën e 69-të, Yamal tenton nga distanca, ndalet nga portieri Lunin, por më pas Fermin Lopez është në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. 3 minuta më pas Lucas do të shënonte sërish pas një asisti nga Vinicius.

Kur dukej se gjithçka drejt një barazimi, Jude Bellingham vulos super duelin me një gol në kohën shtesë, duke ndezur festën në “Santiago Bernabeo”, pasi Reali shkon +11 pikë nga Barcelona në krye.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME