Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJuventus kërkon sulmuesin italian të Genoas, bën gati 15 milionë euro

Juventus kërkon sulmuesin italian të Genoas, bën gati 15 milionë euro

Juventus në orët e fundit ka shtuar interesimin për sulmuesin e Genoas dhe të Italiasë, Mateo Retegui për një transferim të mundshëm në merkaton e verës.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e italianit Mateo Retegui dhe ka hapur bisedimet me agjentin e tij

Bardhezinjtë e kanë identifikuar 24-vjeçarin si një përforcim ideal që mund të sfidojë Dusan Vlahovic për një vend titullari, gjithmonë nëse serbi nuk do të largohet.

Bisedimet paraprake kanë filluar tashmë mes palëve, por ende nuk ka një dritë jeshile, teksa shifrat shkojnë deri në 15 milionë euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME