Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMe damkën e korrupsionit, Veliaj shfaqet në panairin e turizmit

Me damkën e korrupsionit, Veliaj shfaqet në panairin e turizmit

Për Erion Veliajn s’ka ndodhur ndonjë gjë e madhe pavarësisht se çeta e tij e hajdutëve janë në burg pasi u zbulua skema gjigante e korrupsionit me tenderat e Bashkisë Tiranë.

Pasi dha një shpjegim krejt qesharak para disa nxënësve që sikur i kishin çuar me zor në atë takim, Veliaj sot është fanepsur në një event për turizmin organizuar nga Mirela Kumbaro.

Ndërkohë jo pak kilometra larg vendit ku ishte ky organizim, qindra protestues të opozitës dhe Aleancës për Teatrin ishin mbledhur para zyrës së Erion Veliajt për t’i kërkuar dorëheqjen pas aferës me miliona euro.

“Sic e shikoni jam shëndosh e mirë. Akoma s’jam gati për basketboll, por çapitem dhe shumë shpejt do më keni nëpër ndeshje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka guxim të përballet moralisht e ligjërisht me këtë aferë. Ai fshihet përmes mediave të kontrolluara prej tij e që kanë heshtur për gjithë këto kohë për skemën korruptive përmes kompanisë “5D”.

Veliaj mund të mos japë kurrë llogari për këtë aferë, por damka e korrupsionit dhe makutërisë për të vjedhur taksapaguesit e Tiranës, nuk do t’i ndahet kurrë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME