Juventus, një natë në vendin e tretë me Koop e Yildiz: thyhet Lecce.

Juventus tenton shkëputjen në garën e ngjeshur për zonën Champions. Në javën e 32-të të Serie A, skuadra e drejtuar nga Tudor mposhti 2-1 Lecce dhe, në pritje të sfidës Atalanta-Bologna, ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 59 pikë.
Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë ishte një monolog bardhezi, e vendosur nga golat e Koopmeiners (2’) dhe Yildiz (34’), ndërprerë vetëm nga një shtyllë e goditur nga Krstovic. Në pjesën e dytë, Juventus uli ritmin dhe në fund u detyrua të mbrohet pasi miqtë ngushtuan diferencën me një goditje me kokë nga Baschirotto (87’) në zhvillimet e një goditje standarte.
Një gol i shpejtë nga Koopmeiners, pas më pak se dy minutash nga fillimi i ndeshjes, e më pas një aksion i ndërtuar dhe i finalizuar nga Yildiz pak pas gjysmë orës lojë. Juventus thyen Lecce dhe e ruajti epërsinë prej dy golash për rreth një orë, por në afërsi të minutës së 90′ e vuri veten në vështirësi dhe rrezikoi të ndëshkohet pas golit të Baschirotto në minutën e 87′, që e rihapi ndeshjen në limite.
Sidoqoftë, skuadra e Tudor rezistoi, fitoi 2-1 dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje të paktën për një natë, pas Inter e Napoli, por para Atalanta e Bologna që përballen nesër në duelin direkt në Bergamo, në orën 12:30.