Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKandidati i “Bashkë Fitojmë” publikon fotot e karrigeve bosh në Fier: Qytetarët...

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” publikon fotot e karrigeve bosh në Fier: Qytetarët braktisën Ramën dhe u larguan sa filloi shiu

Kryeministri Edi Rama mbajti sot mitingun e radhës në qytetin e Fierit, ku u prit nga simpatizantë të shumtë, të paktën deri sa nisën rreshjet e shiut.

Gjatë fjalës së tij, Rama u tha socialistëve të Fierit të mbyllnin çadrat, duke treguar se pavarësisht shiut mund të organizonin një miting madhështor.

Por mesa duket, ata kanë zgjedhur të largohen. Kjo dallohet edhe nga fotografitë e publikuara nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodheli.

Ai thotë se fierakët zgjodhën të mos i binden urdhrave të Ramës, duke dëshmuar njëkohësisht se “tabutë e bastioneve po thyhen fuqishëm”

“Fierakët nuk i binden urdhrave të Ramës për të mbyllur çadrat e për të qëndruar në shi! Ata zgjodhën të largohen, duke e braktisur dhe duke i dëshmuar se tabutë e bastioneve po thyhen fuqishëm! Fieri nuk është i majtë, është i mençur!”, shkruan Kodheli në rrjetet sociale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME