Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKatar 2022, nis me një ceremoni spektakolare. Stop alkoolit, tifozët e Ekuadorit...

Katar 2022, nis me një ceremoni spektakolare. Stop alkoolit, tifozët e Ekuadorit nisin korin në stadium: “Duam birra” (foto e vidio)

Katar 2022 nis rrugëtimin e tij. Para ndeshjes inauguruese Katar-Ekuador, në stadiumin Al Bayt u zhvillu një ceremoni spektakolare e hapjes së Kupës së Botës. Një shfaqje luksoze e firmosur nga italiani Marco Balich, në një impiant të teknologjisë së lartë në zemër të shkretëtirës. 60 mijë spektatorë kanë asistuar spektaklin me protagonist nga Morgan Freeman, te traditat katariote e deri në fjalimin e Emirit të Katarit Tamim bin Ḥamad Al Thani.

Ceremonia e hapjes së Katar 2022 filloi me një animacion dhe një numërim mbrapsht duke filluar nga 22. Gjithçka nisi me një video emocionuese me një peshkaqen balenë, “simboli” i vendit. Ai “notoi” në qiell deri në stadium, duke nisur zyrtarisht turneun. Më pas skena u kthye në stadium, ku valltarët kërcyen mes deveve, në një panoramë që evokonte shkretëtirën.

MORGAN FREEMAN

Aktori i famshëm amerikan Morgan Freeman hyri në stadium. Aktori foli me YouTuber Ghanim al Muftah në një bisedë rreth tolerancës, respektit dhe përfshirjes. “Me respekt të ndërsjellë ne mund të jetojmë së bashku – thotë Morgan Freeman -. Me tolerancë dhe respekt ne mund të jetojmë nën një çati”. “Bota duket e largët dhe e ndarë, por ne do të jemi në gjendje të bashkohemi – shtoi ai -. Ajo që na bashkon këtu është më e madhe se ajo që na ndan”.

Aktiviteti vijoi me kërcime, shfaqje me drita dhe kore që evokuan thirrjet e tifozerive të skuadrave pjesëmarrëve në botëror. E gjitha ndërsa në fushë valëviteshin flamurët e tyre. Më pas në fushë u futën maskotat nga Botërorët e mëparshëm. Bota u prezantua më pas me La’eeb, maskota zyrtare e Katarit 2022. Në arabisht, La’eeb do të thotë “lojtar shumë i talentuar”.

KOLONA ZANORE

Kolona zanore e Kupës së Botës u kënduaa nga Hyn Jeon Jung-Kook, solisti i famshëm i grupit koreano-jugor BTS me “Dreamers”. Ceremonia vazhdoi me pamjet e një ndeshje futbolli në shkretëtirë më shumë se 50 vjet më parë. Mes protagonistëve është edhe ai që më vonë do të bëhej Emiri i Katarit. Atëherë ishte vetëm një fëmijë me pantallona të shkurtra që ndiqte një top në rërë. Në tribunë mbërriti fanella që Emiri kishte veshur me atë rast. Firma me një dedikim ishte nje gjest emocionues.

FJALA E AL THANI

Në fjalën e tij Emir Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani ka përshëndetur aktivitetin botëror: “Ne mirëpresim Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur. Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocione. Qofshin ato ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”.

Në Katar 2022, çështja e birrës është ende në qendër të vëmendjes. E u rishfaq në vëmendje edhe në sfidën e parë të turneut mes Katarit dhe Ekuadorit, të fituar nga miqtë 0-2. Në fakt, gjatë pushimit dhe në fund të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, tifozët ekuadorianë protestuan në mënyrën e tyre. Në fokus protesta ishte kundër ndalimit të alkoolit. Një masë e vendosur nga autoritetet vendase në stadiume, për gjithë turneun.

“Queremos cerveza, queremos cerveza…”, ose “Duam birra, duam birra” ishte refreni i tifozve të Ekuadorit. Kjo thirrje ka bërë jehonë në stadiumin Al Bayt, në sytë e të gjithëve. Ditët e fundit, vendi pritës i turneut, me vendim të familjes mbretërore, kishte vendosur të revokonte lejen për shitjen e birrës në stadiume. Ky vendim ka provokuar protesta nga një prej sponsorëve të FIFA-s që prodhon këtë pije. E shumë mbështetës që kanë fluturuar në Katar për të parë ndeshjet janë krejtësisht të pakënaqur.

Për sa i përket ndeshjes, erdhi edhe një tjetër zhgënjim për organizatorët e Kupës së Botës. Debutimi i ëndërruar nuk mbërriti për Katarin. Kombëtarja katariote hyri në historinë e Kupës së Botës duke u bërë kombi i parë pritës që u mposht në debutimin e tij në botëror. Triumfoi Ekuadori, duke fituar 2-0 falë dygolëshit të kapitenit Enner Valencia. Sulmuesi konfirmoi formën e shkëlqyer të shfaqur me Fenerbahçe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME