Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKate Middleton jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore

Kate Middleton jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore

Kate Middleton do të marrë pjesë në “Trooping the Color”, e cila zhvillohet ditën e nesërme.

Kjo do të jetë dalja e saj e parë publike këtë vit pas diagnostifikimit me kancer.

Në një mesazh përmes rrjeteve të saj sociale, Kate la treguad se trajtimi i saj është ende në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë.

Mesazhi i plotë i Kate:

“Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet mbështetëse dhe inkurajimi gjatë dy muajve të fundit. Kjo, me të vërtetë ka bërë ndryshimin për William dhe mua dhe na ka ndihmuar të dyve gjatë kohërave tona më të vështira.

Unë po përparoj, por siç e di kushdo që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit për të pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë të ndiheni mirë.

Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.

Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë rrezikut.

Po mësoj si të jem e duruar, sidomos me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohën e nevojshme për t’u shëruar.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë ju që me kaq guxim i keni ndarë historitë tuaja me mua.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME