Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKazino 200 milionë euro në Tiranë/ Shehaj: Rama përdor një konsulent dhe...

Kazino 200 milionë euro në Tiranë/ Shehaj: Rama përdor një konsulent dhe një broker si pronarë fiktivë

Deputeti opozitar Agron Shehaj deklaroi se një kazino 200 milionë euroshe do të ndërtohet tek Bulevardi i Ri në Tiranë dhe se qeveria po i jep 19 mijë metra katrorë tokë publike.

Shehaj zbulon dy emra të investitorëve. Ata janë një konsulent amerikan dhe një shqiptar ish-ndërmjetës.

“Si në rastin e resortit të Xhackës, koncesionit të Beqajt, inceneratorit të Veliajt e shumë të tjerë, përdoren skema me pronarë fiktivë ose të fshehur për të mbuluar vjedhjen e parave dhe pronës publike.” – shkruan mes të tjerash deputeti. Ai postoi edhe dokumentat që provojnë pronësinë e dy personave anonimë në biznes, por të cilëve Rama i fal tokë për të ndërtuar kazino.Lapsi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME