Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKlodiana Lalaj për Arben Ahmetaj, “Nuk ka ikur me duar në xhepa,...

Klodiana Lalaj për Arben Ahmetaj, “Nuk ka ikur me duar në xhepa, por me valixhe me dokumenta”

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për largimin e Arben Ahmetajt nga Shqipëria ndërkohë që SPAK kërkon ta arrestojë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se Ahmetaj me gjasë është larguar me një valixhe me dokumenta me vete, duke nënkuptuar se ai ka prova edhe për implikimin e personave të tjerë në aferën e inceneratorëve.

“Fakti që vendi ynë i vogël ka një ish zv.kryeministër në arrati, nuk më lë shije të mirë.

Arsyet pse Ahmetaj ka zgjedhur ta bëjë betejën e tij në distancë, do ta dëshmojë koha. Të nesërmen, ai nuk ka shkuar me duar në xhepa, besoj ka marrë edhe valixhe me dokumenta.

Faktet, na rezulton se ka edhe zyrtarë të tjerë, afera të tjera, është histori ku kupton dështimin e shtetit.

Ku ndodhet Ahmetaj? Avokatët thonë që ndodhet në Londër. Por, kam parë një përpjekje për të patur mjegullnajë për këtë, ndodh sa herë ka tentative për të devijuar thelbin e historisë”, deklaroi Lala.

“Tani ka nisur historia e inceneratorëve, është korrupsion shtetëror, tani ka shpërthyer. Të gjithë palët do të përpiqen të shpëtojnë veten duke shitur shokun”, shtoi gazetarja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME