Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në/ Partia e Arlind Qorit regjistrohet në zgjedhje

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në/ Partia e Arlind Qorit regjistrohet në zgjedhje

Kolegji Zgjedhor ka urdhëruar KQZ-në që të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit partinë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit, duke rrëzuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos regjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.

Arlind Qori e ka konsideruar si një surprizë për të vendimin e Kolegjit Zgjedhor, teksa e konsideron vendimin si një fitore për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri. Kandidati i partisë “Lëvizja Bashkë” për Bashkinë e Tiranës do të jetë vetë Arlind Qori, i cili i shtohet garës me Erion Veliajn dhe Belind Këlliçin, teksa grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk ka ende një emër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME