Friday, February 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKombëtarja nuk fiton as ndeshjen e tretë, 0-0 me Estoninë

Kombëtarja nuk fiton as ndeshjen e tretë, 0-0 me Estoninë

Qershor i nxirë për kombëtaren shqiptare, që në 10 ditë merr dy barazime e një humbje në dy ndeshjet e Nations League kundër Islandës e Izraelit dhe miqësoren me Estoninë, e luajtur në Arenën Kombëtare. Përfundon pa gola, me fare pak raste shënimi e një dominim sterli të zotërimit të topit që nuk i bëri punë askujt.

Zëvendësimet e Edoardo Rejas sigurisht që do të kishin impakt në kualitetin e kuqezinjve, por kundër një Estonie të tillë, në një miqësore, që për më tepër duhej fituar, rezultati ishte zhgënjyes. Një lojë apatike, shumë kaotike e me gabime elementare në pasimet më të thjeshta, pengoi lojtarët e Shqipërisë të frikësonin estonezët, që në pjesën e parë e mbrojtën portën e tyre pa probleme të mëdha.

Dëshira për të bërë spektakël e Cekicit dhe e Brojës, rezultoi në një humbje të vazhdueshme të dueleve me kundërshtarët, që në thjeshtësinë e lojës së tyre ishin më të qartë. Aktivizimi i Uzunit e shkodranit të Chelsea në pjesën e dytë i dha tjetër ritëm sulmit, por vetëm një goditje standarde e Cekicit dhe një tentativë e beratasit të Granadës nuk mund të ishin mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Barazimi i tretë radhazi në miqësoret me Estoninë, ndërsa tre ndeshjet e qershorit u mbyllën si mos më keq për Rejan dhe skuadrën e tij, që duhet të kenë tjetër impakt me lojën kur të luhen ndeshjet e kthimit në Nations League ku vendoset gjithcka për objektivin vendi i parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME