Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedParalajmërimi/ Ish-kryeministri rus: Fitorja e Rusisë në Ukrainë rrezikon Baltikun

Paralajmërimi/ Ish-kryeministri rus: Fitorja e Rusisë në Ukrainë rrezikon Baltikun

Politikani opozitar rus, Mikhail Kasyanov, kryeministri i parë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se rezultati i luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës, do të përcaktojë të ardhmen e Rusisë dhe nëse Ukraine bie, “shtetet e Baltikut janë në radhë”. Kasyanov, kritik i hapur i presidentit rus, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se ai nuk e ka besuar fillimisht se Putin do të niste luftë kundër Ukrainës. Mirëpo kur ka parë Këshillin e Sigurisë së Rusisë, tri ditë para pushtimit të nisur më 24 shkurt, ai ka thënë se e ka kuptuar se do të ketë luftë.

“Unë i njoh ata njerëz dhe duke i shikuar ata e kam parë që Putin është jashtë kontrollit. Jo në aspektin mjekësor, por në atë politik”, ka thënë ai, duke shtuar se në të kaluarën ka njohur tjetër Putin.

Lufta në Ukrainë “do të tejzgjatet”

Kasyanov, 64-vjeçar, ka thënë se është i bindur që Putin do të zëvendësohet nga një “kuazi-pasaardhës”, i kontrolluar nga shërbimet ruse të sigurisë, mirëpo që dikur Rusia do t’i kthehet demokracisë, ndonëse me vështirësi.

“Jam i sigurt se Rusia do t’i rikthehet rrugës së ndërtimit të shtetit demokratik”, ka thënë Kasyanov, i cili ka qenë kryeministër në periudhën 2000-2004.

Ai ka vlerësuar se do të duhet rreth një dekadë për të bërë “dekomunizimin” dhe “deputnizimin” e shtetit.

“Do të jetë e vështirë, sidomos pas kësaj lufte kriminale”.

Putini e krahason luftën në Ukrainë me pushtimet e Pjetrit të Madh

Kasyanov ka thënë se Putin, ish-kolonel i shërbimit sekret rus në periudhën komuniste, ka krijuar një sistem të dominuar nga ish-anëtarë dhe anëtarë të shërbimeve ruse të sigurisë. Kasyanov, i cili ka bërë thirrje për lidhje më të forta me Perëndimin, sa ka qenë kryeministër, i është bashkuar opozitës ruse dhe është bërë ndër kritikët më të mëdhenj të Kremlinit, pasi është shkarkuar nga Putini./REL

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME