Konsumoni peshkun ton? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

Peshku ton i konservuar është një nga produktet më të përdorura në ushqim, pasi është i shijshëm, i lirë dhe i lehtë për t’u kombinuar në shumë gatime si sallata, sanduiçe apo makarona.
Ai është i pasur me proteina, të cilat ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes për më gjatë dhe mund të ndihmojnë në kontrollin e peshës.
Gjithashtu përmban omega-3, që janë të dobishme për trurin dhe shëndetin e syve, duke ndikuar në përmirësimin e kujtesës dhe uljen e inflamacionit.
Megjithatë, konsumimi i tepërt i tonit nuk rekomandohet. Ai mund të përmbajë sasi të natriumit që shkaktojnë fryrje dhe mbajtje lëngjesh në trup, sidomos kur konsumohet shpesh.
Një tjetër rrezik lidhet me përmbajtjen e mërkurit, një substancë që në sasi të larta mund të jetë e dëmshme për organizmin.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që të konsumohet me masë dhe të mos abuzohet me të çdo ditë.
Po ashtu, ton i konservuar në vaj ka më shumë kalori dhe yndyrë, ndërsa ai në ujë është më i lehtë për ata që duan të ruajnë peshën.
Në përgjithësi, ton i konservuar mbetet një ushqim i dobishëm, por duhet konsumuar me kujdes dhe në sasi të kontrolluara.









