BOTA

Koreja e Jugut ka tashmë një president të ri

Kandidati progresiv Lee Jae-myung është zgjedhur presidenti i ri i Koresë së Jugut.

Me numërimin në fazat e fundit, rivali i tij kryesor, konservatori Kim Moon-soo, ka pranuar humbjen, duke vënë në dukje hendekun e pakapërcyeshëm prej mbi pesë pikësh përqindjeje.

Duke u takuar me mijëra mbështetës në mes të natës pranë Asamblesë Kombëtare në Seul, Lee siguroi se do ta bëjë “gadishullin paqësor” dhe “do të fillojë një dialog me Korenë e Veriut për të ndërtuar paqe pa luftë”, duke ndjekur një rrugë “bashkëprosperiteti” me shtetin e vetmuar të udhëheqësit Kim Jong-un

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button