AKTUALITET

Ksamil/ Skafistët në protestë para bashkisë, kërkojnë zgjidhje për vendparkimin e skafeve

Rreth 30 skafistë të Ksamilit kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin e vendbazimit të skafeve të tyre në prag të sezonit turistik.

Sipas tyre, pavarësisht se janë të pajisur me licenca dhe paguajnë taksa rregullisht, ende nuk u është caktuar zyrtarisht vendi ku duhet të ankorojnë dhe parkojnë mjetet e tyre lundruese.

Ata shprehen se mungesa e një vendimi nga bashkia po krijon pasiguri në punën e tyre dhe vështirësi në përgatitjet për sezonin veror.

Skafistët theksojnë se kjo është puna e tyre e përditshme dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet, ndërsa kërkojnë që çështja të zgjidhet sa më shpejt, duke qenë se turizmi në Ksamil ka nisur tashmë dhe fluksi i vizitorëve pritet të rritet.

Ata janë shprehur gjithashtu kundër zhvendosjes së vendparkimit të skafeve larg zonës qendrore ku kanë operuar më parë, duke kërkuar ruajtjen e një hapësire funksionale për aktivitetin e tyre gjatë sezonit turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button