Shqipëria do të vijojë nën pushtetin e motit të paqendrueshëm edhe për ditët në vijim, ndërsa të premten pritet kulmi, teksa vendi do të përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe rrufe në të gjithë territorin.
Gjithçka pritet të nisë të premten në orët e mesditës për të arritur kulmin në orën 15:00 ku priten reshje të dendura kryesisht në Korçë, Kolonjë dhe Përmet.
Alarmi është dhënë edhe nga mediat greke, të cilat theksojnë se cikloni që do të godasë Greqinë e veriut të premten do të nisë fillimisht në jug-lindje të Shqipërisë, specifikisht në zonën e Përmetit dhe Kolonjës dhe më pas do të zbresë poshtë.
Prej ditësh tashmë, Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut janë duke u karakterizuar nga një mot i paqendrueshëm, ku dita nis me diell dhe orët e pasdites shoqërohen vazhdimisht me reshje të dendura shiu. /albeu.com