Vrasja në Divjakë/ Gjykata e Fierit lë në burg Xheison Toromenin (video)

Fier – Arrest me burg për 25 vjeçarin Toromeni i cili akuzohet si autor i vrasjes së 32 vjeçarit Kumria në Kryekuq të Divjakës 3 ditë më parë.
Arrest me burg ka vendosur trupi gjykues për Xheison Toromeni 25 vjeç i cili dyshohet se është autori i vrasjes me thikë 3 ditë më parë i 32 vjeçarit Besmir Kumria që të dy banues në fshatin Kryekuq bashkia Divjakë në Lushnje.
Prokuror i çështjes është Kristi Jorgji, gjyqtare Aurora Tushe ndërsa avokat mbrojtës Klodian Hajvazaj i vendosur nga gjykata.
Gjatë zhvillimit të seancës për masë sigurie i akizuari ka pohuar se : Besmiri tre vjet më parë ka rrahur keq babain tim pikërisht për një vijë ujë. Kur e pash në tavolinë ulur me dy persona të tjerë nuk durova dhe shkova e qëllova disa herë me thikë. Dy personave të tjerë u thash nuk kam punë me ju dhe ika u largova.
Gjyqtari pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen vendosi masën e sigurisë arrst me burg për 25 vjeçarin Xheison Toromeni.









