Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEKur ia vlen ta ndërrosh vendin e punës

Kur ia vlen ta ndërrosh vendin e punës

Për punëtorët me kualifikime të ulëta, ndryshimi i vendit të punës mund të nënkuptojë një hap prapa, sipas një studimi. Në vend të kësaj, punëtorët e kualifikuar mund të përfitojnë, dhe jo vetëm për sa u përket pagave.

Për fuqinë punëtore të specializuar, një fillim i ri i suksesshëm profesional është fitimprurës jo vetëm financiarisht – ai gjithashtu zgjat kohën e punës. Sipas studimit, punonjësit që fillojnë në një punë të lidhur ngushtë me punën që kanë bërë më parë shpenzojnë mesatarisht 6.2 ditë më shumë në vit duke punuar sesa ata që shkojnë në një vend pune krejt të palidhur me vendin e mëparshëm të punës.

Ndihmësit shpesh pa mundësi për të avancuar ose për pagë më të mirë

Sipas analizave, janë mbi të gjitha ata që punojnë si “ndihmës” ata që janë në disavantazh. Ky term i referohet nivelit të punësimit të një personi, shpjegoi Roman Wink, autor i studimit. Ky aktivitet ndihmës nuk kërkon trajnim profesional. Ata shpesh janë njerëz me kualifikim të dobët, domethënë pa kualifikim profesional. Por si ndihmës mund të punojnë edhe persona me arsim profesionale.

Sipas të dhënave, më shumë se njëmbëdhjetë për qind e këtyre të punësuarve ndryshojnë vendin e punës çdo vit, krahasuar me vetëm shtatë për qind të fuqisë punëtore të specializuar. Përveç kësaj, punonjësit ndihmës punojnë dy herë më shpesh në një profesion që është i ri për ta sesa punonjësit me punë më të kualifikuara. Në rast të “job hopping”, ata duhet të orientohen më shumë drejt kërkesës së tregut të punës sesa drejt aftësive të tyre ekzistuese – dhe për këtë arsye duhet të rikualifikohen gjithmonë. Kjo është arsyeja pse kryerja e kualifikimeve të pjesshme deri në marrjen e një diplome profesionale është “një levë e rëndësishme”, sipas Fondacionit Bertelsmann.

Femrat në disavantazh kur ndërrojnë vendin e punës

Përveç kësaj, femrat janë në disavantazh më të madh kur ndryshojnë profesionin. Edhe për to, formimi profesional sigurisht përmirëson mundësitë e avancimit, por nuk mund të eliminojë disavantazhin në krahasimin mes gjinive. Meshkujt e kualifikuar kalojnë me sukses nga statusi i ndihmës në statusin e specialistit në 82 për qind të ndryshimeve të vendit të punës, ndërsa gratë vetëm 77 për qind. Për më tepër, edhe me trajnime, rreziku që shoqëron braktisjen nga femrat të një vendi pune të kualifikuar është më i lartë për femrat (13%) sesa për meshkujt (9%).

Aftësitë duhet të bëhen më të dukshme

Pjesëmarrja më e madhe në tregun e punës është një faktor vendimtar në trajtimin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, nënvizoi Tobias Ortmann, ekspert i tregut të punës në fondacion. Kur ndryshimi ka sukses, kjo është gjithashtu një përfitim për punëdhënësit. Studimi theksoi se njerëzit me aftësi të ulëta dhe asistentët në shumicën e rasteve kanë aftësi vepruese, edhe nëse këto nuk mund të vërtetohen zyrtarisht me çertifikata. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të vendosen procedura për t’i bërë të dukshme aftësitë.

Javën e kaluar, një analizë e Agjencisë Federale të Punësimit (BA) zbuloi se një në gjashtë profesione në Gjermani vuanin nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Vitin e kaluar, 200 nga rreth 1200 profesione të vlerësuara përjetuan mungesë fuqish punëtore të kualifiluar – 52 më shumë se në vitin 2021. Kështu, numri i profesioneve me mungesë arriti një rekord të ri.

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit, profesionet më të prekura nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar janë profesionet e përkujdesjes, shoferët profesionistë, asistentët mjekësorë, profesionet e ndërtimit dhe artizanatit, edukatorët, teknologjia e makinave dhe profesionet e teknikës informative. /DW/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME