OP/ AN

URREJTJA SI PLATFORMË QEVERISËSE

Në Shqipëri po shfaqet përditë e më qartë një urrejtje e jashtëzakonshme – e drejtuar jo ndaj të fuqishmëve, por ndaj më të dobëtëve. Ndaj burrit shqiptar, ndaj babait të ndershëm të familjes, ndaj atij të vobektit që shet shishen me qumësht për të siguruar bukën e fëmijëve. Një urrejtje e ulët ndaj biznesit të vogël, që mbahet në këmbë me djersë e sakrificë. Një përçmim i fshehur ndaj pronarit të tokës, që jeton në skajet e jetesës. Një mosdurim i ftohtë ndaj vetë ideve të Europës. Një urrejtje për gjithçka që është më poshtë, për gjithçka që nuk serviloset, për gjithçka që nuk shërben si lavjerrës i pushtetit.

Por këta që ti përbuz… janë shumicë.
Janë ata që ky sistem thotë se të kanë dhënë votën.
Si ka mundësi të urresh kaq shumë ata që, në teori, të kanë zgjedhur?

Kjo më bën të besoj fort se ti nuk i ke vjedhur votat, por i ke numëruar keq.
Sepse është e pamundur të përfaqësosh shumicën kur e urren shumicën.

Një sistem i drejtë nuk mund të ndërrohet me anë të shkatërrimit. Një shoqëri e drejtë nuk mund të ngrihet mbi urrejtjen.
Urrejtja lind përçarje, dhe përçarja sjell rrënim.

Nëse politika bazohet në përçmim dhe jo në shërbim, atëherë ajo s’është më përfaqësim – por uzurpim/ Albdiaspora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button